Raportohet se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

Shala në profilin e tij ka publikuar edhe disa pamje nga ky eksplodim, transmeton Telegrafi.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka pohuar ai, derisa ka shpërndarë pamjet.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar edhe me shefin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, por që i njëjti tha se nuk kanë pranuar ndonjë informatë për shpërthim.

Ndërsa, nga Policia dhe KEK-u, ende nuk janë deklaruar mbi rastin.