Raportohet se dy klube janë vënë pas shërbimeve të Shaqirit

Xherdan Shaqiri me mundësi të mëdha do të ndërrojë skuadër.

Futbollisti që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, është interesim i dy skuadrave, njëra prej tyre nga Serie A.

Gazetari i afërt me klubin e Liverpoolit, James Pearce, ka raportuar se dy klube kanë hapur negociatat me klubin anglez për transferimin e 28 vjeçarit.

Futbollisti nuk ka qenë i ftuar në ndeshjen e fundit të EFL Cup, ku Liverpool u mund nga Arsenal.

Xherdan Shaqiri te Liverpool ishte transferuar nga Stoke City, në vitin 2018.