Raportohen përmirësime raportesh mes Katarit dhe fqinjëve

Kryetari i Komisionit kombëtar të Katarit për të Drejtat e Njeriut (NHRC) Ali bin Samih el-Merri bëri të ditur se ka një ‘kthesë pozitive’ në bllokadën e vendosur nga Arabia Saudite ndaj Katarit.

Në një deklaratë për mediat Merri tha se ka një ‘kthesë pozitive’ në bllokadën, por ky hap nuk është i mjaftueshëm pasi kjo nuk ndodh edhe me vendet tjera të cilat kanë vendosur bllokadë si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahrejni.

Merri gjithashtu tha se Arabia Saudite ka lejuar që qytetarët e saj që punojnë, banojnë apo kanë prona në Katar, të cilëve më parë u kishte dhënë afat dyjavor të largohen nga ky vend, të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa ka lejuar hyrjen e studentëve saudit të cilët studiojnë në Katar në këtë vend dhe atyre kataras në Arabinë Saudite.

Duke shtuar se ky hap pozitiv nuk është “i qartë” Merri thotë se qytetarët e Arabisë Saudite që kanë prona në Katar u lejohet të hyjnë në Katar, kurse qytetarëve të Katarit të cilët kanë prona në Arabinë Saudite nuk u lejohet të hyjnë në këtë vend.

Përkundër Arabisë Saudite, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejn, sipas Merrit, ka rritje të sanksioneve ndaj Katarit. Ai thotë se studentët e Katarit të cilët studiojnë në shkollat e Emirateve të Bashkuara Arabe diskriminohen.

Ai tërhoqi vëmendjen se që nga fillimi i bllokadës NHRC ka marrë 3.269 ankesa, ndërsa bëri të ditur se numri i ankesave nga investitorët e Katarit është 984 ndërsa 607 prej tyre janë ndaj Arabisë Saudite, 331 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 46 ndaj Bahrejnit.

Merri tregoj si mungesë të bazës ligjore të vendeve të cilat zbatojnë bllokadë ndaj Katarit me në krye Emiratet e Bashkuara Arabe për të përmirësuar gjendjen e pronarëve të patundshmërive dhe investitorëve.