Raportohen kërcënime me bombë në 229 shkolla në Slloveni

Primož Ogrinc

229 shkolla fillore dhe të mesme morën raporte për bomba të vendosura të hënën në Slloveni, konfirmoi Primož Ogrinc, kreu i departamentit të terrorizmit të policisë.

Pas kërcënimeve, policia ka marrë masa për mbrojtjen e fëmijëve dhe punonjësve në institucione, tha Ogrinc.

Ndërtesat e shkollave në shumë lokacione janë siguruar dhe evakuuar dhe grupi i punës emergjente e ka vlerësuar nivelin e kërcënimit si të ulët.

“Ne gjithmonë do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur fëmijët, sepse ata janë në rend të parë”, theksoi Ogrinc.

Shkollat ​​kanë marrë kërcënime në kohë të ndryshme nga adresa të ndryshme, si dhe, siç ka thënë ai, mesazhet janë gjeneruar duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale. Hetimi është në vazhdim.

Sipas Ministrisë së Arsimit, disa shkolla kanë anuluar mësimin sot për shkak të kërcënimeve të sigurisë.