Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe...

Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe i ofrojnë për shitje

Një grup hakerash pretendon se ka depërtuar në kompjuterët e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit dhe ka marrë informacione të ndjeshme, transmeton Anadolu.

Burimet e sigurisë konfirmuan për të përditshmen Israel Hayom se kishte pasur me të vërtetë një depërtim në kompjuterët e ministrisë.

Grupi i hakerëve që bëri pretendimet në Telegram pohoi se kishte arritur me sukses të ketë qasje në të dhënat nga sistemet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër dokumentet që dyshohet se i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes ishin “komunikimet dhe urdhrat”, të cilat hakerët i ofruan për shitje për 50 Bitcoin (rreth 3.45 milionë dollarë).

Për më tepër, e përditshmja izraelite raportoi se hakerët kishin marrë të dhëna të shumta, por do të konsideronin shitjen e tyre vetëm nëse Izraeli pranonte të lironte 500 të burgosur palestinezë.

Burimet e sigurisë konfirmuan për të përditshmen Israel Hayom se kishte ndodhur shkelja e sistemeve të ministrisë, por ata nuk specifikuan nëse të dhënat e vjedhura ishin të ndjeshme.

Exit mobile version