Departamenti Amerikan i Shtetit në SHBA, ku Donald Trump një prej kandidatëve që garon për t’u bërë president në zgjedhjet e nëntorit ka premtuar se do të pengojë hyrjen e muslimanëve në vend, në Raportin mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare këtë vit ka shqyrtuar “kufizimet ndaj minoriteteve fetare” në afësisht 200 vende, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e prezantuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi Special i Ministrisë së Jashtme për Liritë Fetare Ndërkombëtare, David Saperstein janë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2015.
Në pjesën përmbledhëse kryesore të raportit të përgatitur është tërhequr vëmendje në kufizimet që kanë ndodhur kryesisht në vendet muslimane si Afganistani, Arabia Saudite, Pakistani, Irani, Mauritania.
Në raportin ku çdo vend është diskutuar ndaras teksa ceken problemet që hasin muslimanët në Europë dhe në Azi nuk janë përmenduar problemet që përjetojnë muslimanët në SHBA.
Gjatë prezantimit të raportit pavarësisht se nga zyrtarët e Departamentit në raport nuk është përfshirë SHBA është kërkuar që në te të vlerësohet edhe situata e muslimanëve në vend dhe shprehjet e kandidatit republikan për president Trump për mos pranimin e muslimanëve në SHBA.
Pas një pyetjeje Saperstein, duke theksuar shqetësimet e qeverisë amerikane rreth deklaratave të Trump tha se ashtu si në çdo vend të botës muslimanët në SHBA mund të jetojnë dhe të zbatojnë obligimet fetare në një mënyrë të lirë.
Saperstein shtoi se kryerja e obligimeve fetare në mënyrë të lirë është një koncept që SHBA ia ka ofruar vendeve të tjera. “Kjo është një dhuratë që SHBA ia ka ofruar botës”, tha ai.
– “Muslimanët në SHBA vazhdojnë të diskriminohen”
Sipas një kërkimi të bërë nga Qendra Kërkimore Pew numri i muslimanëve në SHBA rritet në mënyrë të rregullt. Që nga viti 2015 numri i muslimanëve në SHBA ka arritur në 3.3 milionë dhe se vazhdojnë të jenë të diskriminuar si në shoqëri ashtu edhe gjatë punës.
Prof. Dr. John Esposito nga Universiteti Georgetown theksoi se diskriminimi kundër muslimanëve në vend ka shënuar rritje. “Diskriminimi me të cilin përballen muslimanët momentalisht në vend nuk ka qenë i tillë as pas sulmeve të 11 shtatorit”, deklaroi Esposito.
Ndërsa sipas një ankete nga Qendra e luftës kundër paragjykime fetare Tenenbaum thuhet se është shënuar rritje me 87 përqind në ankesat e kryera me bazë diskriminin fetarë gjatë viteve 2004-2014 në Komisionin Amerikan për Barazinë në Punëmarrje.