Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raporti i OBSH-së: Rekord i ri rastesh ditore!

Raporti i OBSH-së: Rekord i ri rastesh ditore!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rritje rekord të rasteve të koronavirusit në glob, me 212326 raste të regjistruara në vetëm 24 orë, në mesin e një rritjeje të madhe në SHBA, Brazil dhe Indi. 

Raporti për situatën i OBSH-së, tregon se rreth 130 mijë e këtyre rasteve të reja janë në kontinentet amerikane, SHBA, Brazil dhe Meksikë, por OBSH thotë se Azia juglindore, përfshirë Indinë, ka regjistruar të shtunën 28 mijë raste të reja. Shifra më e lartë e rritjes së numrit global të të infektuarve, ishte 189 mijë, e regjistruar të martën.

Ndërsa në SHBA, presidenti Donald Trump flet për fitore të Amerikës ndaj virusit, rastet atje vazhdojnë të rriten. Sipas tij, vetëm 99 përqind e rasteve të identifikuara nga testimet janë totalisht të padëmshëm. Por në shumë shtete shifrat rriten frikshëm me rekorde të reja ditore të raportuara në Karolinën e Veriut, atë të Jugut, Tenesi, Teksas, Alaskë, Misuri, Ajdaho dhe Alabama.

Sipas universitetit Johns Hopkins, numri i infektimeve në SHBA ka kaluar 2.38 milionë. Në Brazil ndërkohë janë mbi 1.6 milionë të infektuarit dhe 64 265 viktimat. Meksika regjistroi një tjetër rekord të shtunën duke u renditur e pesta në botë për sa i takon numrit të viktimave. Ajo ia kaloi Francës me 30366 viktima të Covid-19, me infektimet që kanë shkuar në 252165 mijë.

Exit mobile version