Ballina Arritje Teknologji Raporti i fundit financiar i Apple është i zymtë për iPhone

Raporti i fundit financiar i Apple është i zymtë për iPhone

E vetmja kategori produkti që u rrit ishte “Produkte të tjera” të Apple ku përfshihen veshjet elektronike si Apple Watch dhe AirPods duke shënuar rritje me 2 përqind nga viti në vit dhe gjeneruar 8.28 miliardë dollarë.

Apple postoi raportin financiar të tre mujorit të dytë të 2023 dhe jo të gjitha rezultatet ishin brenda pritshmërive. Kompania tejkaloi parashikimet e analistëve të cilët paralajmëruan një periudhë të zymtë, por të ardhurat nga hardueri ranë krahasuar me vitin e kaluar.

Pothuajse të gjitha kategoritë e produkteve harduerike të Apple u shitën më pak sesa në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Të ardhurat nga iPhone ishin 39.67 miliardë dollarë, 2 përqind më pak. Të ardhura nga Mac ishin 6.84 miliardë dollarë, 7 përqind më pak. Dhe iPad gjeneroi 5.79 miliardë dollarë, 20 përqind më pak.

CEO i Apple Tim Cook tha se rënia drastike e shitjeve të iPad ishte për shkak se vitin e kaluar në këtë periudhë debutoi një iPad Air i ri që dërgoi shitjet në nivele të larta duke sugjeruar se tani është rikthyer normalitetit.

Rënia e të ardhurave nga Mac është pjesë e një trendi të gjerë të rënies së tregut të kompjuterëve personale.

E vetmja kategori produkti që u rrit ishte “Produkte të tjera” të Apple ku përfshihen veshjet elektronike si Apple Watch dhe AirPods duke shënuar rritje me 2 përqind nga viti në vit dhe gjeneruar 8.28 miliardë dollarë.

Shërbimet u rritën gjithashtu me 8 përqind nga viti në vit duke gjeneruar 21.21 miliardë dollarë të ardhura. Cook tha se Apple ka mëse 1 miliardë përdorues me pagesë në shërbime të ndryshme, një rritje me 150 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë.

Exit mobile version