Raporti i dhimbshëm i SNHR-së: Regjimi i Esadit ka vrarë me tortura të paktën 14 mijë njerëz

Regjimi i Esadit ka vrarë me tortura të paktën 14 mijë njerëz

Në luftën civile që hyri në vitin e 11-të në Siri, regjimi i Beshar Esadit torturoi të paktën 14 mijë njerëz për vdekje.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut kundër civilëve në luftën civile në Siri, me rastin e “26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Viktimat e Torturës”, publikoi një raport në lidhje me ata që kanë humbur jetën për shkak të torturave.

Sipas raportit, që nga marsi i vitit 2011, kur filloi kryengritja popullore në Siri, regjimi i Esadit ka torturuar dhe vrarë të paktën 14.338 njerëz, përfshirë 173 fëmijë dhe 74 gra.

Në raport, u shpreh se forcat e regjimit të Esadit kanë ndaluar të paktën 1.2 milionë Sirianë gjatë gjithë luftës civile dhe kanë bërë tortura të ndryshme, dhe disa prej tyre mbahen ende të burgosur.

Rrjeti vuri në dukje se për të paktën 132 mijë njerëz nuk ka asnjë lajm, identiteti i të cilëve është ndër ata që mbahen në burgjet e regjimit.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga raporti, burimet e opozitës siriane deklarojnë se të paktën 400,000 njerëz, përfshirë edhe gra, aktualisht mbahen në burgje dhe në qendrat e marrjes në pyetje të regjimit të Esadit.

Duke theksuar se regjimi i Esadit vrau qëllimisht njerëzit që arrestoi duke i torturuar, nënvizoi se njësitë e sigurisë janë kthyer në fole torturash.

Sipas raportit të Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut, regjimi i Esadit zbaton 72 lloje të ndryshme torturash, përfshirë dhunën fizike, psikologjike dhe seksuale.

Në pjesën e rekomandimeve të raportit, u theksua që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të marrin një qëndrim më serioz kundër krimeve të torturave të kryera nga regjimi.

Raporti bën thirrje për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë të arrestuarve dhe kërkoi dënimin e krimit me torturë të regjimit të Esadit. /trt