Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raporti HaMoked: Më shumë se 9.600 pa’lestinezë janë në pa’rabu’rgim iz’raelit

Raporti HaMoked: Më shumë se 9.600 pa’lestinezë janë në pa’rabu’rgim iz’raelit

Të paktën 9.623 palestinezë janë aktualisht në burgjet izraelite, sipas të dhënave zyrtare izraelite.

“Mes tyre, edhe 3.379 palestinezë të cilët janë në paraburgim izraelit pa gjyq ose padi, sipas politikës së paraburgimit administrativ të Izraelit, si dhe 1.402 palestinezë të etiketuar si luftëtarë të paligjshëm”, tha grupi izraelit i të drejtave të njeriut HaMoked, duke iu referuar të dhënave të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit.

Izraeli përdor termin “luftëtarë të paligjshëm” për palestinezët nga Rripi i Gazës, të cilët janë kapur gjatë sulmeve izraelite në enklavë që kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023.

“Trajtimi i Izraelit ndaj të burgosurve shkel të drejtat e tyre për barazi, dinjitet, jetë familjare, arsimim dhe më shumë, dhe si i tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Hamoked.

Në deklaratë thuhet se mbajtja e të burgosurve nga territoret e pushtuara palestineze brenda Izraelit është një shkelje flagrante e Konventës së Katërt të Gjenevës dhe shkel të drejtat themelore të njeriut të përfshira në ligjin izraelit.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, të paktën 37.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 87.000 janë plagosur. Pjesa më e madhe e Gazës është në gërmadha mes mungesës së madhe të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i cili e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim.

Exit mobile version