Raporti: Finlanda vendi më i lumtur në botë, ja kush janë 7 shtetet e tjera

Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë në 2019. Dhe kjo ndodh për shkak të mënyrës së tyre të veçantë të jetës

Filandezët thonë se harmonia me natyrën dhe veten është sekreti i lumturisë së tyre. Ata paguajnë taksa të larta për një rrjet efektiv social sigurimesh, besojnë tek qeveria e tyre, jetojnë në një shoqëri të lirë dhe kujdesen për njëri tjetrin

Ja kush janë 7 vendet e tjera të lumtura

2- Danimarka: Danezët kanë balancën më të mirë të punës dhe javët më të shkurtra në punë.

3 – Norvegjia: Eshtë vendi më i pasur në botë sipas Bankës Botërore

4 – Islanda: Me dallime të vogla të politikave gender, konsiderohet si vendi më i mirë për të qenë grua.

5 – Holanda: Femijët dhe adoleshentët hollandezë janë më të lumturit në botë sipas UNICEF

6 – Zvicra: Një nga vendet më të shëndetshëm në botë, sipas Bloomberg

7 – Suedia: Suedezët mund të marrin leje nga puna për të studiuar, kujdesur për fëmijët e tyre, madje edhe për të hapur biznes

Mbështetja sociale dhe një sistem i mirë shëndetësor është faktori i përbashkët për gjithë vendet e lumtura.

Rankimi është bërë bazuar në 6 variabla si: të ardhurat, liria, besimi, bujaria, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme dhe mbështetja sociale.