Ka dy lloj komunikime mes neve.
Me fjale kuptohemi.
Me vepra vlerësohemi.
Gjuha eshte mjet komunikimi
Vepra eshte mjet i vleresimit.
Sa për fjalë sot do te ishim popull i pa konkurent ne bote.
Kur flasim për vepra, zor me u krahasu me të tjerët.
Lidhjet mes besimit dhe moraleve, janë shumë të forta në islam. Kjo duket qartë në shumë ajete të Kuranit dhe hadithe të Profetit (a.s.) Në islam, besimi dhe morali shihen si dy bashkudhëtarë dhe se rënia morale është tregues edhe i besimit të dobët.
Pamja e jashtme asnjëherë nuk e ka plotësuar personalitetin e kërkuar të muslimanit pa veprën dhe sjelljen e mirë.
“Mos lejoni veten të mashtroheni nga ata që e recitojnë Kur’anin.
Recitimi i tij nuk është asgjë përveç se fjalë – por shikoni në ata që veprojnë më të”.
(Umer ibn Hattab r.a.)
Një shembull tipik se si ndërvepron paralelisht besimi me moralin dhe sjelljen e mirë të besimtarit.
Është pyetur Abdullah Mubaraku
Çka është më e çmuar tek njeriu?
– Mendja – është përgjigjur.
Po nëse atë nuk e ka?
– Edukimi (sjellja) mirë…
Po nëse as këtë nuk e ka?
– Heshtja (të dijë të heshtë)…
Po edhe këtë nëse nuk e ka?
– Konsultimi me shokun (mikun) e mirë…
Po nëqoftëse as këtë nuk e ka?
– Atëherë është më mirë që sa më parë të
vdes…
(Theksa nga ligjërata e ditës së xhuma).
Hoxhë Nexhmedin Ademi