Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportet: E djathta ekstreme hyn në Parlamentin Gjerman

Raportet: E djathta ekstreme hyn në Parlamentin Gjerman

Në Gjermani Angela Merkel po kryeson sondazhet por populistët po fitojnë terren. Në fakt ekstremi i djathtë mund të jetë pjesë e parlamentit pas zgjedhjeve të së dielës.

Gjermania përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit. Sipas sondazheve Angela Merkel me partinë e saj të CDU-së duhet të fitojën ndaj rivalit të sak kryesor, Martin Schulz të SPD-së duke marrë në këtë mënyrë mandatin e katër rradhazi. Por njëkohësisht parashikohet se në parlament do të hyjë dhe partia e ekstremit të djathtë, ALternativa për Gjermaninë. Ish presidenti i parlamentit europian i ka cilësuar ata si armiq që minojnë demokracinë.

Të dhënat e sondazhit të publikuar nga e përditshmja ekonomike Financial Times, nuk i lënë asnjë shpresë ish presidentit të parlamentit europian Shulz. Sipas sondazheve humbja e liderit të partisë socialdemokrate gjermane do të jetë historike. Dhe rezultatet e zgjehdjeve të së dielës mund ti japin fund dhe koalicionit të madh mes dy partive më të mëdha gjermane.

Për momentin në fakt, mbështetja për partinë më të vjetër gjermane pritet të jetë deri në 21.5%. Një përqindje e paprecedentë, e cila nëse do të konfirmohet në kutitë e votimit, do të detyrojë Schulz të kalojë në opozitë.

Unioni kristiandemokrat i Angela Merkel pritet të marrë 36 për qind të votave. Një rezultat që dhe pse fitues është më i ulët se ai 2013-ës kur mori 41 për qind të votave. Merkel duhet të marrë mazhorancën relative dhe si rrjedhojë duhet të bisedojë me forca të tjera politike për të formuar një aleancë qeverisëse

Por risia e vërtetë është rritja në sondazhe e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. Gjithnjë sipas parashikimeve, lëvizja e drejtuar nga Alis Veidel do të marrë më shumë se 5 për qind të votave duke hyrë për herë të parë në parlamentin e vendit. Kjo ka bërë që vëzhguezit ndërkombëtarë të venë alarmin. AFD, një lëvizje euroskeptike, shumë kriitke ndaj politikave mikpritëse për emigrantët, ka ide ksenofobe dhe neonaziste. Për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, një parti populiste mund të jetë pjesë e Bundestag.

Nëse parashikimet do të konfirmohen, kancelarja gjermane do të barazonte rekordin e Helmut Kohl, i cili qëndroi në qeveri për 16 vjet rradhazi. Një sukses që Angela Merkel e ka dhe prej popullaritet të saj. Pas vendimit për të pritur në vend një milion refugjatë sirianë, në 2016-ën ajo firmosi një marrëveshje me presidentin turk Erdogan, duke shtuar presionin dhe në kufijtë europianë. aftësitë e saj në politikë dhe diplomaci kanë zgjeruar dukshëm bazën elektorale të CDU-së, duke i mundësuar në këtë mënyrë të jetë ende në krye të qeverisë gjermane

Exit mobile version