Drejtuesit e ekipit nga Skocia, Rangers nuk kanë hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Albion Rrahmani gjatë kësaj vere.
Mësohet se Rangersi tashmë ka biseduar me përfaqësuesit e Rrahmanit dhe së shpejti do t’i nis negociatat me Rapidin e Bukureshtit.
Sulmuesi i Kosovës pritet të largohet nga Rapidi kurse te Rangersi po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ri. Rapidi po kërkon të paktën 10 milionë euro për Rrahmanin, i cili po monitorohet edhe nga Napoli, Benfica, Aston Villa, Werder Bremeni e disa skuadra tjera.
Te Rangersi janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë euro për kartonin e Rrahmanit, i cili ka kontratë me ekipin rumun deri në vitin 2026.
23-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës dhe në sezonin e tij të parë në Rumani, ai realizoi 17 gola në të gjitha garat.