Në renditjen e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Shqipëria ka ruajtuar pozitën e 40-të, ndërsa përfaqësuesja e Bosnjë e Hercegovinës është ngjitur në vendin e 23-të, një ngritje për gjashtë pozicione në krahasim me listën e mëparshme.
Nga përfaqësueset e rajonit në pozitë më të mirë është Kroacia, e cila radhitet e 14-ta në botë.
Kombëtarja e Shqipërisë ka ruajtur pozitën e 40-të, ndërsa Serbia ka rënë për tre vende më poshtë dhe tani është e 50-ta. Sllovenia zë vendin e 67, Mali i Zi 105, Maqedonia e 146-ta dhe Kosova në vendin e 168-të.
Përfaqësuesja më e re në rajon Kosova pas barazimit 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Finlandës ka shënuar ngritje për 22 vende.
Argjentina ende mban pozitën e parë në mesin e dhjetë përfaqësueseve kryesore të botës e ndjekur nga Belgjika, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Kili, Portugalia, Franca, Uruguaji dhe Uellsi.