Ramzan Kadirov, njeriu i parë i republikës së Çeçenisë, është një mik i madh me ish-boksierin botëror Mike Aziz Tyson.
Kadirov, një tifoz i madh i sporteve luftarake, u takua edhe një herë me Tyson në Emirate, takim të cilin ai e postoi në instagram.
“Edhe pse Mike Aziz Tyson ka varur dorëzat, ai gëzon shumë popullaritet dhe respekt në të gjithë botën. Ia shprehëm njëri tjetrit bindjen se miqësia jonë do të fitojë një shtysë të re”, ka shkruajtur lideri çeçen.
Kadyrov ka thënë se gjithmonë ka admiruar bokserin, me të cilin u takua për herë të parë në shtator të vitit 2005, kur Tyson ishte për vizitë në Çeçeni.
“Së bashku jemi takuar me boksierë të rinj nga Çeçenia. Jam dashuruar në boks duke parë meçet e Tyson”, shtoi Kadirov.
Përndryshe, 51-vjeçari Mike Aziz Tyson është një ndër kampionët më të njohur në historinë e boksit. Në vitin 1986 ai u bë më kampioni më i ri në botë. /tesheshi.com/