Ramush Haradinaj, aktualisht gjendet para dy “vetëvrasjeve” (egoiste dhe altruiste) interesante politike!
Shkruan: Fadil Maloku
(Haradinaj, për taksen ka veç dy opsione, e treta nuk egziston;
Opsioni e parë, që ta PRANOJ pezullimin e taksës dhe ta humb 100%-in e rejtingut të fituar te publiku kosovar, gjatë nëntorit të vitit 2018, dhe; Opsioni e dytë, ta REFUZOJ taksën dhe ta harroj politikën konformiste e poltroniste (por, njëkohësisht; ta inauguroj sintagmën e munguar tē interesit…) ndaj miqëve e arkitektëve të pavarësisë. Me opsionin e dytë, si hero i gjallē ai mund ta rifitoj famën e ikonës ramboiste, duke ia kthyer Kosovës, në faza afatgjata; sintagmën e partneritetit të munguar, dhe ate të faktorizimit në rqjon.)
Këto dy opsione, në ligjerimin sociologjik, i bien;
1. Të bëjë “Vetëvrasje” egoiste politike, shkaku i reduktimit të mundësisë së integrimit dhe akomodimit të interesave kombëtare e atyre shtetërore të Kosovës, me interesat rajonale (të Serbisë) dhe sidomos ato globale (të Administratës së tanishme D.Trump, por, jo edhe të Shtetit amerikan. Sepse, s’janë të njejta!). Ky akt, vêrtetë që është më shumē i natyrës moralo- politike, por, që garancionet dhe kriteret morale që i ofron i njejti, ka arritur që shumë personalitete, në çaste dhe vendime të vështira, t’i muros në kujtesën kolektive të shumë popujve e shteteve të njohura. Duke i shndrruar nē një lloj “George Washingtoni” apo edhe “Sokrati”, të vuajtur shqiptar! Në fakt, zgjidhja, me pranu pezullimin me (bë pra, “vetëvrasje egoiste”) çmimin e defaktorizimit të vetës dhe subjektit të tij, për hirë tē një interesi më sublim (kombëtar e shtetërorë) tē Kosovës, për kohen që po jetojmë është vërtetë, në pamje të parē; një betejē tipike morale “don kishotiane”, por, në anën tjetër edhe një lloj satisfaksioni e sakrifice e vetëdijshme e tij, për tē ardhmen e shqiptarēve, nē rajon.
2. Apo të bëjē “Vetëvrasje” altruiste politike, që do rezultonte më shumë si rrjedhojë e integrimit dhe akomodimit të tepërt të tij, në qarqet dhe interesat lokale e globale. Ky tip “i vetëvrasjes”, e ka çmimin që tashmë e ka testuar edhe ai vetë, me faktin dhe aktin e “lejimit” të ardhjes sē tij, si kryeminister i Kosovës. Sepse, pa aminin e arkitektëve të pavarësisë dhe miqëve tjerë që kanë interesa, nē rajon, as qē kishte shansa të futej, nē majen e hierarkisē shtetërore!?
3. Zgjidhja; me mbajt taksën, duke ngritur rejtingun në 100%, në rrethanat aktuale, kur nuk ke as ide, as pērkrahje, e as fuqi (politike, ekonomike e ushtarake) është “vetêvrasje” e dobishme politike karizmatike, për vetë Haradinajn, por edhe për gjithē interesat e Kosovēs.
4. Sepse, në faza e staza afatgjata, ky veprim racional, vendin kishte me e katapultu definitivisht në; orbitën e procesit të ri të partneritetit (njejtë ka vepru edhe Izraeli) me miqët (post Donald Trumpian) demokrat, dhe me aleat tjerë europian….
5. Tjetër; miqësia blanko që u idealizua ekstremisht vetëm në favor të miqëve, tani do “shoqërohej” edhe me sintagmën e (munguar) të interesave strategjike, kombëtare e shtetërore të shqiptarëve në gjithë rajonin.
6. Ky opsion, i njeriut të gatshëm (si është Ramush Haradinaj) tē vetëflijohet, për të mirën e vendit që do materializohej përmes instalimit të sintagmës së munguar në gjitha raportet e deritanishme; miq ndërkombëtar- Kosovē, e që emërin e ka interes….për mendimin tim , do krijonte konditat themeltare, për njē faktorizim të ri shqiptar nē gjithē Ballkanin Perëndimor.
7. Kosto, këtu për “Rambon” janë vetëm humbja e privilegjeve (që edhe ashtu janë kalimtare) s’bashku me benificionet dhe ngarkesat tjera, tē cilat kut matematikisht pêrllogaritën edhe me obstruksionet e brendshme e sidomos ato te jashtme politike, vetëm sa do të ia kehtësonin marrjen e një vendimi të tillë, sa historik, aq edhe sociopolitik…