Sergio Ramos i ka sjellë tre pikë të arta Real Madridit në përballjen me Deportivo La Corunas,duke shënuar golin e fitores në minutën e 93.
Reali në ‘Santiago Bernabeu’ ka arritur të mposht La Corunan me rezultat 3:2, ndërsa golin e fitores e shënoi mbrojtësi Sergio Ramos.Zinedine Zidane ndeshjen e nisi me disa ndryshime në formacionin startues.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli gola, ndërsa në të dytën u shënuan katër.Morata në minutën e 50’ kaloi në epërsi Realin me një super-gol.Ishte Joselu që u përkujdes për përmbysjen e rezultatit duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 63’ dhe 65’.Por, Reali nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke u rikthyer me dy gola, kur Diaz në minutën e 84’ barazoi fillimisht, ndërsa për golin e fitores u përkujdes kush tjetër pos Sergio Ramos, që shënoi në minutën e 92’ për 3:2.