Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka një hall të madh me mediat në Kosovë.
Ai në një intervistë për televizionin Tribuna ka thënë se mediat ia kanë humbur tri litra gjak.
“Mediat, KTV-ja ditën e diell me 18 dhjetor ditën e zgjedhjeve, tan ditën ka ba fushatë kundër meje ja njeriu me tri makina i cili don me u ba kryetar komune, kjo është e pa moralshme, kjo është e padrejtë, kjo është jo njerëzore nga pesë litra gjak tri litra mi kanë djegë, njofton ne portalin e tij Infokusi.
Jo vetëm KTV-ja po shumica e mediava, e mos të flasim për portale” , tha Lladrovci.