Ramiz Lladrovci kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar kandidatin për kryetar të Drenasit.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

“Sot, pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci”, thuhet në komunikatën e PDK-së drejtuar medieve.