Ballina Artikuj Ramazani – Mëkëmbja e lutjës

Ramazani – Mëkëmbja e lutjës

“Kur robërit e Mi të pyesin rreth Meje, Unë pa dyshim jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet. Prandaj, edhe ata le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen”.
(Kur’an, 2:187)

“Lutja e tyre (mosbesimtarëve) pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër, veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuani dënimin për shkak se mohonit.”
(Kur’an, 8:35)

“Nga të gjitha veprat e njeriut më e dashur për Zotin është lutja.”
(Buhari dhe Muslim)

Feja, si urdhër dhe mëshirë e Zotit, e ka shpëtimin si garanci,edhe për sigurinë materiale, por në të njëjtën kohë ajo, në brendësinë e saj,e ka edhe një sistem mbrojtës, të cilin Zoti ia ka dhënë – ajo nuk lejon devijim, mashtrim, nënçmim, e aq më pak zhurmë, shqetësim ose “katundarí”. Fotografia e besimtarit musliman dita-ditës është duke u ngarkuar me lutje jo si mëshirë, por si barrë, duke i lënë hapësirë mashtrimit, që do të mund ta quanim “krizë” e lutjes që kërkon mëkëmbje. Padyshim se lutja nuk e lejon diçka të tillë, edhe pseshumë nga ligjërimet dhe interpretimete teologëve janëpër të ardhur keq. Nuk duhet harruar momenti i parë i fillimit të zbritjes së Kur’anit: për t’i mbrojtur ato pesë ajete, është kërkuar respekt, mbikëqyrje dhe iman, sepse po fillonte një epokë e re. Këtu ka një hikmet, një urtësi të cilën muaji i Ramazanit e kërkon nga ne,që ta përjetojmë me “frikë”, dashuri dhe besim, pse jo edhe me reformë të përhershme plotësuese për lutjen dhe kulturën ose terbije. Besoj se Ramazani i namazit dhe agjërimit për besimtarët duhet të jetë kësisoj: të “pranohet” shpallja dhe të pritet një kohëe gjatë qëajo të kuptohet, të mbrohet, të dashurohet, të ndalet frymëmarrja dhe të shtohet malli për Fjalën: A nuk e di për Allahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahëhapur. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për lavdërimin ndaj Tij. Allahu e di ç’punojnë ata (Kur’an, 24:41).
Fotografia aktuale e dëshmon të kundërtën e kësaj, duke filluar nga uzurpimet e hapësirave dhe rrugëve ku kalojnë insanë e hajvanë, besimtarë e jobesimtarë, duke harruar ta pyesin vetveten se kush “i urdhëron” për diçka të tillë. Më vjen keq që do ta përsëris një çështje mjaft serioze – në Çarshinë tonë mund të themi se kemi disa “drejtime” të kibles, thuajse në këtë kohë drejtimi i saj nuk është nga kushtet fetare. Këto vërejtje janë fondamentale, por në të njëjtën kohë kemi edhe kërkesa e shqetësime të tjera shpirtërore, që sot është duke i përjetuar lutja e robit ndaj Zotit, që ashtu edhe jobesimtarët të habiten me besimtarin lutës.

I
Këtu mendojmënë radhë të parë për krizën dhe mëkëmbjen e lutjes personale,të kryer nëvetmi, e jo për krizën dhe mëkëmbjen e lutjes liturgjike që kryhet në mënyrëkolektive, në xhemat. Fjalën e kemi për atë lutje qëështë kusht dhe rrënjë e lutjes liturgjike, pa të cilën lutja liturgjike thahet dhe drejtohet seriozisht drejt magjisë, mashtrimit, ashtu si shoqëria që, nëse nuk është e mbarsur me begatinë e individëve, thahet në shumën e shumtë të kolektivit dhe seriozisht orientohet nga miti i socialitetit ose zhurmës populiste.
Nuk mendojmë as për atëapo këtë formë të devotshmërisë, por për lutjen personale si të tillë, në frymën e lutjes, për devotshmërinë si përshkueshmëri lutëse të qenies muslimane. Sot nuk është në krizë lutja, kjo për shkak se në krizë është lutja e tespihëve, lutja e istihares, respektimi i Pejgamberit a.s. ose edhe braktisja e lutjes së menduar, por sot të gjitha këto devotshmëri janë në krizë, sepse lutja në përgjithësi është në krizë, sepse ajo si e tillëështë vënë në“dyshim” ose “harxhim”, ose është bërë objekt “talljeje”, fillimisht në aspektin praktik, e pastaj edhe në atë teorik.
Kjo do të thotë semëkëmbjen e lutjes nuk do ta bëjmë ashtu që thjesht njerëzit t’i ftojmë rishtas në devotshmëritë e caktuara, por ashtu ta mëkëmbim frymën ose shpirtin e lutjes; ta bëjmë qenien muslimane të devotshme, që ajo mëkëmbje e frymës së lutjes dhe ai trajtësim i qenies muslimane me devotshmëri të jetë në lidhje me përparimin e sotëm të njeriut, me rritjen e tij nënjerëzi, liri dhe bashkësi, sepse kriza e organizmit, madje edhe e organizmit lutës, në rend të parë shprehet, por edhe krijohet, me paaftësinë e organizmit që të jetojë i inkorporuar në mjedisin konkret në të cilin gjendet. A ka krizë më të madhe se ajo që, sot, ibadeti i faljes së namazit të së xhumasë dhe ai i agjërimit janë shndërruar në një forcë profane!?
Elementi themelor i përvojës lutëse të njeriut shenjtëshkrimor është besimi se Allahu, i plotfuqishëm dhe i gjithëmëshirshëm, është i pranishëm ndër besimtarët edhe nërealizimin e Tij historik në dimensionin horizontal. Allahu e zgjodhi Ibrahimin që të jetë stërgjysh i premtimit, ndërsa ai e nxori popullin e tij nga robëria historike. Vetëdija për praninë e Zotit të plotfuqishëm dhe të gjithëmëshirshëm përplot me dashuri efektive, si strukturë themelore teologjike e lutjes në historinë e shpëtimit, e interpreton natyrën dhe përmbajtjen e asaj lutjeje. Lutja në rendin e të shpallurit të Zotit nuk e shpërfill faktin e shpalljes e as nuk e kapërcen atë për t’u zhvilluar para Hyjnisë statike të mbyllur në vete pas krijimit, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhet me fjalën e Zotit dhe me thirrjen e Tij, duke e pranuar dhe lavdëruar vendimin dhe vullnetin e fshehtë të Zotit për shpëtimin e njeriut dhe për mënyrën e atij shpëtimi. Faktikisht, besimtarët, në kohën e agjërimit, kanë një mundësi të veçantë për këtë, e cila nuk ka përsëritjenë vete; ajo gjithnjë prezantohet në mënyra të ndryshme: disa herë futet në thellësi, ndërsa disa herë mbetet mbi kokën e njerëzve, besimtarëve, agjëruesve, duke i mbrojtur dhe thirrur ata që të përgatiten për shpëtim të përhershëm, duke qenë të gatshëm për bashkëpunim moral dhe material, respektivisht kulturor.
Ligji dhe urdhëresat e Zotit nuk janë zgjedhë, por lumturi në të cilën besimtari është i nxitur me dhënien e fjalës së frymëzuar nga Zoti. Lutja, si hapje e njeriut në bindjen ndaj Zotit që i flet,është pjesë integrale e shpëtimit të njeriut. Dhe, meqenëse vetofrimi i Zotit përmes shpalljes është gjithnjë i ri, gjithnjë ndryshe, gjithnjë i habitshëm dhe gjithnjë rritet, bindja ndaj fjalës së Zotit, d.m.th. lutja, është gjithnjë e re dhe e habitshme, herë duke i lavdëruar planet e Zotit, herë duke e pranuar ndëshkimin, e herë duke u falënderuar për mëshirën e Zotit. Një metafizikë e tillë, një kontroll i tillë hyjnor, ka nevojë për një kohë dhe ajo kohë e përshtatshme është pikërisht koha e agjërimit.Agjërimi e mundësonkëtë: jo “fjala”, por agjërimi/heshtja, heshtja e madhe dhe e vogël, heshtja e mëshirës, heshtja e dashurisë, heshtja e bukurisë dhe qetësisë së përhershme, pa tollovi, pa zhurmë.
Edhe lutja e Pejgamberit a.s. është, në rend të parë, përgjigje, përgjigje ndaj Zotit, e para së gjithash bindje e dashuruar. Në të gjitha çastet vendimtare të jetës sëtij shpëtimtare, kur ishte i lënë para plotësimit të misionit të tij, ai lutej: Lebbejk. Kulmi i lutjes së Pejgamberit a.s. ngrihet nga dorëzimi i plotë i jetës në duart e Zotit: “O Allah, ty të dorëzohem”. Ishte kjo një përgjigje ndaj Zotit dhe vënia e pikës mbi planin e Tij të shpëtimit. Këtë frymë të ibadetit duhet ta ketë gjithsesi agjërimi/lutja. Në të kundërtën, ajo shndërrohet në dënim, e jo në shpëtim.
Koha e sotme nuk është nën shenjën e bindjes dhe ngritjes së jetës mbi rrezikun si kusht për hapërimin jetësor në bindje, por nën shenjën e planifikimit racional dhe themelimin e jetës mbi siguri, kjo si pasojë e hulumtimit rreptësisht shkencor dhe zbatimit teknik të rezultateve shkencore. Sot jeta është e racionalizuar.Gjithçka është e menduar mirë dhe shkohet pas asaj që gjithçka e projektuar të përshtatet në një plan “të mençur”. Tashmë me saktësi është llogaritur numri i orëve të punës, numri i pushimeve, rezultati i punës, fitimi sipas rezultatit dhe harxhimit, fuqia blerëse, lartësia e standardit, rritja e shkallëshkallshme e tij ose, ndër ne, numri i haxhilerëve, numri i Jasinëve të lexuar…Sipas vjetarëve statistikorë, ne e dimë saktësisht se ku gjendemi në arsim, nëshëndetësi, në mbrojtjen sociale, në jurisprudencë, në kulturën fizike, në fondin banesor etj. Dhe, saktësisht e dimë në ç’drejtim lëvizim në bujqësi, në shkencë, në ndërtimtari, në komunikacion, në tregti, në turizëm. Ky racionalitet i qytetërimit tonë dhe kjo përllogaritje e arsyeshme dhe justifikim i kaheve nëpër të cilat lëviz jeta jonë dallon nga udhëtimi në dialogun lutës të Ibrahimit a.s. në tokën e panjohur, që Zoti do t’ia japë, e nuk do ta zgjedhë Ibrahimi a.s., nga rruga jetësore e paqartë në lidhjen intime me Zotin dhe nën rrahjet e frymëzimit intim të Zotit të një pejgamberi, nga qenia lutëse e Muhammedit a.s., i cili para hyrjes në pjesën e errët të jetës së tij, të pakonstruktuar sipas rrahjes së paarsyeshme të mendimeve, por me vullnetin e planifikuar të Zotit, lutet: “Le të bëhet vullneti Yt!”.
Koha jonë, në fakt ne që jetojmë në këtë kohë, nuk e dimëçfarë do të thotë të jetohet në fshehtësi, sepse gjithçka e kemi “të ndriçuar”, nuk dimëçfarë do të thotë t’i dorëzohemi fshehtësisë, sepse gjithçka na është“siguruar”. Prandaj, nuk dimë të themi: “po, Zot” për fjalën e Tij që na udhëheq në të padukshmen, në të pakuptueshmen për shqisat tona, e as që lejojmë që nëlutjen, dialogun tonë me Zotin, të futemi në format jetësore dhe t’i durojmë situatat jetësore në të cilat Ai na vendos, qoftë përmes ndodhive, qoftë përmes të dërguarve të Tij, por edhe ulemasë, që janë pasardhësit e të dërguarve. Aq shumë jemi të ngarkuar ose të lodhur, saqë nuk dimëas se si të flasim me Zotin duke e pranuar rrezikun e atij dorëzimi.

II
Kur i dimë shkaktarët e krizës sëlutjes,nuk do ta kemi të vështirë ta gjejmë rrugën drejt mëkëmbjes së saj. Megjithatë, për momentin, mund të themi se ulemaja muslimane, në masë të madhe,është duke e sjellë këtë krizë, kurse jeta e përditshme nuk ka çast që nuk e dëshmon këtë, duke filluar nga dukja, nga pamja e jashtme, e cila rezulton me një mjerim të paparë fetar e kulturor, familjar e shoqëror. Për këtë e kemi dëshmi diskursin e përditshëm dhe organizimin, në fakt mosorganizimin, tonë fetar. Me një fjalë, jo vetëm që jofetari ik nga fetari, por edhe fetarëve dita-ditës është duke iu ngushtuar “fluturimi shpirtëror” dhe kënaqësia fetare. Agjërimet vijnë e shkojnë, por te ne nuk kandryshim. Edhe interpretimi i fesë nga “nëpunësit” fetarëështë duke iu përshtatur kërkesave, dëshirave të dëgjuesve, me e pa shpirt, pa frikë Zoti.
Gjendja e këtillë nuk e di se sa e bën të mundur të kuptohet thirrja e fesë për të shkuar pas përvojës së pranisë së Zotit në botë si plotësi e Qenies, nga e cila na vjen qenia jonë dhe gjithë bekimi i Tij dhe në të cilin jemi të thirrur që lirshëm ta vendosim jetën tonë të tërësishme. Kjo përvojëështë themeli i lutjes, ndërsa pa themelin nuk mund të ndërtohet asgjë, nuk mund të bëhet asgjë e përhershme dhe e fortë. Nëse sot kjo përvojë nuk na mundësohet me ndërmjetësimin e botës në të cilën është ankoruar ateizmi, edhe te ata që besojnënë fotografinë e dyshimtë për Zotin, atëherë jemi të drejtuar te vetvetja, që në tërheqje nga bota dhe duke e larguar atë në kuptimin e metodikës fetare, në qetësi dhe heshtjen e shpirtit tonë, diku në thellësinë e tij të përpiqemi ta përgatisim takimin me Zotin. Tekefundit, përvoja e pranisë së Zotit nuk është fituar kurrë thjesht nga jashtë, por ajo gjithmonë ka ardhur nga burimi i qenies personale dhe gjithmonëështë derdhur aty ku në brendësinë dhe intimitetin e qenies personale të njeriut preken dhe përshkohen me një brendësi dhe intimitet akoma më të thellë të Zotit si mbështetje për qenësinë e njeriut.
Bota e shekujve të kaluar, e përshkuar nga besimi, nga ecja historike e së cilës dilte drita e madhe metahistorike, e ka mirëmbajtur brenda njeriut ndjenjën për realitetin mbitokësor, e ka mbajtur brenda tij të zgjuar ndjenjën për Transcendentin, ka paraqitur shtytje dhe thirrje për “fluturim” te Zoti, por – përfundimisht – çdokush duhej vetë të ngjitej në kodrën e Hirasë e të Sinasë së shpirtit personal nëse ka dashur ta shohë “fytyrën e Zotit”, të bisedojë me Zotin ose ta marrë urdhrin e parë të Tij Ikre! Ashtu sikurse ateizmi në botë,që nuk do të thotë ateizëm në shpirtin tonë, ashtu edhe përvoja e pranisë së Zotit nga ana e botës nuk do të thotë përvojë e pranisë së Zotit për ne. Ajo vetëm na e lehtëson që të arrihet deri tek Ai. Sot ky lehtësim na mungon,andaj edhe qasja deri te ajo përvojë e pranisë së Zotit në jetën tonë na është vështirësuar. Mirëpo, ne duhet ta bëjmë atë përpjekje.Në të kundërtën, vështirë sebrenda nesh do të zgjohet potenciali lutës, i cili përgjatë historisë së shpëtimit ka lulëzuar me margaritarë të përshpirtshëm si kupa qiellore natën me yjet.Ky muaj i agjërimit është një mundësi për shpëtimin dhe qetësinëe këtillë shpirtërore, pse jo edhe materiale. Nëse nuk e bëjmë këtë përpjekje, dyshoj se puna në botën të cilës i hapemi dhe të cilës duhet t’i hapemi do të bartet në thellësitë më të thella të shpirtit.
Është e pakuptueshme dhe deri diku ironi teologjike që sot, kur teologjia gjithnjë e më shumë orientohet në mënyrë subjektiviste, në emër të teologjisë të rekomandohet takimi me Zotin në botë si përshkim i mjaftueshëm fetar dhe si nxitës i mjaftueshëm i lutjes. Transcendenca e shënon thelbin e subjektit dhe ajo është struktura themelore e subjektivitetit (Kemal ef. Aruçi). Si mundemi atëherë që Zotin ta kërkojmëkryesisht te objekti, struktura e të cilit ështëqenësisht e ndryshme nga subjekti dhe, prandaj, pa transcendencë, pa Zot? Prandaj më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet subjektit dhe dekompozimit të tij, që arrihet përmes reflektimit dhe tretjes së brendshme të transcendencës në ambientin vullnetor-ndjesor. Njeriu, siç thonë, është “qenie në botë”, ndërsa kjo do të thotë se ai është në kontakt me botën, andaj në asnjë mënyrë tjetër nuk mund t’i sigurojë vetes rritje drejt Absolutit. Ne as jemi të ndarë, e as që mund të ndahemi nga ansambli i qenieve që na rrethojnë, pa rrezikun e arratisjes në misticizëm të rremë. Çdo qasje e jona e arsyeshme ndaj botës dhe çdo akt i yni i lirë i veprimit në tëështë njëkohësisht edhe lidhje me transcendencën dhe takim me Zotin (Hafiz Ali Jusufi). Por ajo lidhje dhe takim, sado të afërta qofshin, janë më shumë implicite dhe jorefleksive, më shumë shprehen si kusht i njohjes dhe dëshirës së frymës së kufizuar, sesa si përvojë e pranisë personale të Zotit.
Se sa ajo lidhje jorefleksive me Zotin është e pacaktuar dhe më shumë pikënisje për mendim më të përcaktuar për Zotin, sesa një qasje e qartë mendore në realitetin e Zotit, shihet edhe nga dallimi dhe nga mangësia e përfytyrimeve për Zotin (Mehmed ef.),ndërsa në bazë të saj janë krijuar gjatë historisë së mendimit fetar njerëzor. Kjo është një shenjë e qartë se Zoti i përjetuar në jetën e përditshme të njeriut është shumë i turbullt dhe fytyra e Tij është shumë e fshehur. Askush nuk ka mundur që në bazë të këtij përjetimi të arrijë deri te fotografia e plotë dhe e pastër për Zotin, përpos mundësisë që dhuron ky muaj i shenjtë, i cili i jep kohës një dimension tjetër, kur besimi dëshmohet edhe në fytyrat e besimtarëve në kohën e iftarit si një heshtje e plotësuar, që për një çast edhe kafshatën e bukës e bën të shkëlqejë (Hafiz Idriz ef. Idrizi). Andaj kjo na bën që në veprimtarinë tonë të përditshme t’ia afrojmë veshin Kur’anit, në të cilin Zoti – në plotësinë e veçantisë së Tij – vjen para nesh dhe ne duhet të përpiqemi që në shqyrtimin e përditshëm nën dritën e tij ta bëjmë kontaktin tonë me Zotin, të fituar përmes veprimtarisë së përditshme deri te takimi dhe përjetimi i pjekur i pranisë personale të Zotit si themel dhe rezultat i jetës sonë lutëse dhe aktive. Nuk e di se sa kemi të drejtë ta trazojmë këtë heshtje të madhe me ligjëratat tona, që vetëm na ngarkojnë me përgjegjësi, të mos them me dënim e nënçmim. Ramazani nuk është ankand i qendrave tregtare, por është shpirt i përhershëm pranues i Fjalës së Zotit.
Ky propozim për shqyrtim ditor, si angazhim në thellësinë e shpirtit ose hyrje në kulmet e përshpirtshme, sot në të vërtetë nuk është simpatik, kjo për shkak të tezës që përsëritet si sëmundje ngjitëse se njeriu është qenia e vetme që nuk duhet të kuptojë në mënyrë dualiste (shpirti-materia), e as qënjeriu ta jetojë jetën në mënyrë dualiste sipas shpirtit apo sipas trupit, diçka që si duket e harron lutja e menduar, qëështë jetë e shpirtit në largësi të caktuar nga trupi. Nën shtypjen e asaj lidhjeje flaket edhe përkufizimi i vjetër i lutjes, sipas të cilit lutja është ngjitje e shpirtit deri te Zoti. Këtu nuk duhet të hetojmë se sa janë gjasat e tezës për veçantinë e njeriut siç formulohet dhe kuptohet ajo sot. Këtu do ta cekim vetëm këtë: nëse dy veta thonëtë njëjtën gjë, nuk është e njëjta gjë. Megjithatë, vështirë se mund të kundërshtohet se ekziston njëfarë dualizmi brenda njeriut, të paktën në kuptim të qenies së njeriut dhe veprimit të tij.
A është besimi diçka tjetër, pos lutje? Lutja është forma më intime dhe më e fuqishme e veprimit musliman. Sigurisht, sipas kësaj, edhe veprimtarinë tonë të jashtme mund ta kuptojmë si lutje, si përgjigje ndaj thirrjes së Zotit, si dialog të vërtetë me Të. Por, ta themi menjëherë: kur asaj veprimtarie t’i mungojë përgjigjja e brendshme, përmasa e brendshme e dialogut me Zotin dhe afria e brendshme me Zotin, ajo bëhet mbi të gjitha lutje e shkundur, pastaj llomotitje lutëse, e pastaj herezi e veprimit. Ashtu sikursenuk është lutjeshqiptimii fjalës që nuk e ndjek përkorën e brendshme, ashtu edhe veprimi ynë humbet gjithnjë e më shumë nga karakteri lutës sa më shumë që zbrazet nga dialogu i brendshëm me Zotin. Lutja ka nevojë për fjalën dhe veprën njësoj siç ka nevojë shpirti ynë për fytyrë dhe trup. Por, as fjala e as vepra nuk janë lutje, ashtu sikurse as fytyra jonë dhe as trupi ynë nuk janë shpirt. Lutja është pranimi i gatshëm i brendshëm personal dhe intim i vullnetit të Zotit.
Ky pranim përfshin thirrjen e Zotit dhe përgjigjen tonë, që gjithashtu nga ana jonëduhet të jetë personal dhe intim. Ky personalitet dhe ky intimitet nuk fitohen me veprim, por veprimi i presupozon, ashtu sikurse shpirti që e presupozon trupin. Kjo nuk fitohet as me lutjen gojore, por edhe lutja gojore në pjesën më të madhe i presupozon ato. Ajo arrihet me ushtrimin në atë që ajo është, në dialogun e brendshëm me Zotin, me mendimin e fjalës së Zotit dhe ofrimin e brendshëm të mendjes, zemrës dhe vullnetit asaj fjale. Meqenëse intimiteti dhe ngrohtësia kanë shkallën e tyre, ashtu që mund të jenë më e madhe dhe më e vogël, dialogu ynë i brendshëm, nga i cili varet thellësia e kuptimit të fjalës sonë lutëse ose madhësia e veprimit tonë njerëzor, detyra jonë e parëështëvajtja drejt thellimit dhe intimizimit gjithnjë e më të madh të atij dialogu të brendshëm. Njeriuështënjeri aq më shumë sa ai dialog i brendshëm i rritet në shpirt. Prandaj, është detyrë e jona e përhershme ta thellojmë lutjen në kuptimin e atij dialogu të brendshëm.Ta kujtojmë vetëm shkurtimisht se ai dialog i ynë zhvillohet përmes Pejgamberit dhe në Pejgamberin, tek i cili na është dhuruar dashuria e Zotit dhe është dhënë përgjigjja e njeriut ndaj saj. Me lutjen futemi në atë dialog të Zotit dhe të Pejgamberit, njeriut.

***

“Lutja (namazi) është mi’raxhi i besimdrejtëve” (Hadith)

Në bazë tëkësaj që u tha, nuk është e vështirë që lutësi tëçlirohet nga kompleksi i vlerës më të vogël në botën e sotme të produksionit, sepse ai e shpreh dialogun e tij të brendshëm jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, me angazhimin e ndershëm njerëzor dhe lutës për përparim sa më të gjithmbarshëm të njerëzimit, pa i ikur punës, mundimit, por duke e përshkuar atë me dialogun e brendshëm lutës. Mendoj se me asgjë nuk mund ta bindim botën që nuk e beson Zotin ose që, të paktën, nuk e beson Atë ekzistencialisht, se lutësi i tillëështë i dobishëm. E keqja do të ishte në prirjen që asaj bote t’i afrohemi, t’ia shkurtojmë lutjet ose të shprehim dyshim në justifikueshmërinë e përsiatësve dhe të fillojmë t’i kuptojmëata si dembelët e karvanit njerëzor, që me palëvizshmërinë e tyre e ndalojnë përparimin (Hafiz Mustafa i Nerezit). Ne kështu nuk veprojmë me botën kur bëhet fjalë për besimin;ne nuk reshtim së besuari, për shkak se bota nuk beson; nuk reshtim së përsiaturi, sepse bota pa besim nuk përsiat, natyrisht, nëse kemi arsye të mira nga ana e besimit për këtë. Zoti e ka fjalën e Tij edhe nëçështjen e përparimit njerëzor. Ai e do atë përparim dhe zhvillim të njeriut, sepse e ka krijuar njeriun si qenie historike zhvilluese, halifetullahi fi’l-erd.
Kur përsiatësi lutet, atëherë ai nuk lutet për njeriun që qëndron i ngulitur në vend, e që duhet shpëtuar, sepse njeriu i tillë nuk ekziston. As nuk lutet për njeriun që rrotullohet në rreth, sepse as njeriu i tillë nuk ekziston. Ai lutet për njeriun që shkon përpara, që lufton me natyrën për jetë më të mirë dhe që për këtë lufton në mënyrë legjitime, sepse vetëm njeriu i tillë ekziston dhe vetëm të tillin Zoti e shpëton, e jo tjetërkënd. Prandaj përsiatësi nuk mund të lutet për shpëtimin e botës, ndërsa njëherazi me lutjen e njëjtë të mos lutet për progresin si trajtë konkrete e shpëtimit. Pos, nëse dëshiron të humbë në ndonjë manikeizëm lutës. Nëse ai, me vullnetin e Zotit, bashkëjeton kësisoj me botën, atëherëndoshta edhe bota e sotme, që“nuk” beson si dikur, mund të fillojë ta konsiderojëatë si mik, por gjithsesi se ashtu do të vijë deri te mëkëmbja e përsiatjes në qenien e tij. Kjo nuk mund të realizohet duke bërë zhurmë fetare, duke i mbyllur rrugët me kible të ndryshme, e deri te kultura e shikimit, fjalës dhe qetësisë shpirtërore e kënaqësisë mendore. Fetari pa këto është i zhveshur fizikisht dhe i varfër metafizikisht.“Vërtet, me përmendjen e Allahut zemrat qetësohen”. (Kur’an, 13:28)

Nga: Ismail Bardhi

Ramazan 2023

Exit mobile version