Portieri Diant Ramaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Ajaxi këtë verë për ta vazhduar karrierën në Premier League të Anglisë.
Ramaj ka mirëpritur interesimin e Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Chelseat për shërbimet e tij dhe ka insistuar se është i gatshëm për të bërë një hap të tillë në karrierë.
22-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Ajaxit nga Eintracht Frankfurtit dhe këtë edicion është pika e vetme e ndritur e ekipi holandez që po kalon një kampanjë dëshpëruese. Ramaj ka thënë se është në dijeni për interesimin e ekipeve angleze dhe se nuk frikësohet aspak për një lëvizje të tillë.
“Faktin se për mua po interesohet ekipe të mëdha e shoh si kompliment të madh. Nuk frikësohem për të bërë një hap të madh pasi i di shumë mirë aftësitë e mia. Fillimisht, dua të bëjë më të mirën për Ajaxin dhe pastaj të shohim se çka do të sjell e ardhmja”, ka thënë Ramaj për mediumet holandeze.
Ramaj ka 33 paraqitje këtë edicion me Ajaxin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 10 milionë euro.