Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, përkrah iniciativën për rindërtimin e xhamisë në Kala.
“Ne e përkrahim iniciativën si qytetar dhe, institucione nuk mund të lejojmë të përgjysmohen monumentet. Jemi për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, sepse ka ekzistuar dhe është pjesë e e kulturës së këtij nënqielli, prandaj ajo duhet të rindërtohet dhe ta kompletojë këtë monument ekskluziv kulturor historik”, tha Muja transmeton TV Prizrenit.
Përfaqësuesit e Iniciativës për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit janë pritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Përfaqësuesi i iniciativës, Ilir Gashi, tha se është një kënaqësi e veçantë që gjithë aktiviteti që është zhvilluar në muajin e kaluar ka kulmuar me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë komunal të tjerë që ishin prezent në takim.
“Është kënaqësi e vërtet që është arrit në një konsensus i plotë. Qytetarët dëshirojnë që kalaja të rindërtohet”, theksoi Gashi.
Udhëheqësit e Iniciativës për rindërtimin e xhamisë në Kala, thanë se deri me tani peticionin për rindërtimin e kësaj xhamie e kanë nënshkruar 28 mijë qytetarë të Prizrenit.