Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Brukselin për marrëdhënie të padrejta me vendin e tij. Kjo është deklarata që ka dhënë ai para dy ditësh një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”.
Ai thekson se shqiptarëve u është sosur durimi me Bashkimin Evropian dhe se qëndrimi i Brukselit në çështjen e hapjes së negociatave është një çmenduri pasi sipas tij dhe se BE po i jep më shumë përparësi procesit të integrimit të Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa ka anashkaluar vendin tonë.
“Na u tha që negociatat do të fillonin kur Reforma Kushtetuese të bëhet në Kapitullin e Drejtësisë. Pra, ndryshuam Kushtetutën, por bisedimet e pranimit nuk kanë filluar. Pastaj na u tha se ligji ishte i rëndësishëm për komisionet e shqyrtimit.
Pastaj na u tha se zgjedhjet ishin të rëndësishme për ne që të fillonim. Tani kemi bërë gjithçka dhe do të shohim. Kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm nëse Këshilli i BE-së jep një mendim pozitiv, por gjithashtu mund të ndodhë që kjo të mos ndodhë vitin e ardhshëm.
Procesi i zgjerimit është bërë gjithnjë e më i padrejtë dhe më pak i parashikueshëm për shtetet. Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Kjo ka të bëjë me vetë Evropën.” – tha Rama ndër të tjera.