Para pak ditësh kryeministri Rama lajmëroi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë dy satelitë në hapësirë.
Ndërsa ditën e sotme me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook Rama bëri të ditur dhe datën se kur do të lëshohen këto dy satelitë.
“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama në videon e postuar.
Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Kryeministri Edi Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri