Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama premton nismë ligjore për regjistrimin e fëmijëve, prindërit e të cilëve...

Rama premton nismë ligjore për regjistrimin e fëmijëve, prindërit e të cilëve u paraqitën si kosovarë në Britani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Qeveria do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli. Ai këtë premtim e dha gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Londër. 

“Disave prej jush, edhe këtu në Britani ju është dashur të fshehin identitetin e tyre, disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe kur morën rrugën për këtej. Ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze, dhe tjetër duan ta kenë në certifikatën e lindjes shqiptare. Ne do të ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë, rikthimin e emrit të nënës dhe babës në të gjitha rastet kur ju e dëshironi këtë dëshironi këtë”, tha Rama, raporton “Top Channel”.

Exit mobile version