Ballina Lajmet Kosovë Rama: Për viktimat e dhunës në familje, do të ketë programe për...

Rama: Për viktimat e dhunës në familje, do të ketë programe për mbrojtje dhe mbështetje financiare

Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas Ramës kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit.

‘’Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare. Këshillime psiko-sociale, udhëzime ligjore, dhe strehim i sigurt – të gjitha ofrohen nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Kryeqytetit, për një fillim të ri’’, ka shkruar Rama në Facebook.

Exit mobile version