Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj vandalizimit të sloganit “Liria ka Emër” nga serbët e Graçanicës.
Përmes një statusi në Faceebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe posterin e dëmtuar, por me fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari, Rama i ka quajtur mjeranë ata që djegin flamuj, simbole apo postera, ndërsa ka shtuar se këto veprime e forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë.
Ky është statusi i plotë:
#LiriaKaEmër
dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë…