“Planet e BE-së për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në vende të treta morën një përgjigje të vendosur nga Shqipëria që, ashtu si Libia, kundërshton ndërtimin e kampeve të tilla për llogari të BE-së”’, shkruan gazeta gjermane ”Bild”.
“Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe të tilla refugjatësh”, deklaroi kryeministri Rama për këtë gazetë. ”Kjo sepse nënkupton faktin se njerëz të dëshpëruar po hidhen diku si të ishin mbetje toksike që askush nuk i do”, thekson Rama.
”Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë kontributin e duhur për të lehtësuar barrën europiane”, theksoi ai. ”Por, kjo nuk do të thotë që ky vend të mbajë barrën e të gjithëve”, theksoi Rama.
”Kjo është një zgjidhje e rrezikshme për ta bërë Shqipërinë dallgëpritëse për refugjatët”, shtoi kryeministri shqiptar.
kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe gjermanët, Rama shprehu një falenderim.
”Në sajë të pritjes së refugjatëve në vitin 2015, ata kanë ruajtur reputacionin e Europës në një mënyrë që do të bënte krenarë Etërit tanë Themelues”, tha ai.
Pas negociatave të vështira, shtetet anëtare të Bashkimit Europian pranuan dje në parim për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
U spekulua që kjo iniciativë kishte lidhje me angazhimin e Shqipërisë për krijimin e kampeve të reugjatëve. Kancelari federal austriak, Sebastian Kurz dhe presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani janë shprehur së fundi në mbështetje të krijimit të kampeve të tilla jashtë kufijve aktualë të BE-së.
Në debatin për qendrat e pritjes së refugjatëve jashtë BE-së, presidenti i Parlamentit Europian , Antonio Tajani, kishte propozuar dy qendra pritjeje në Ballkan, në Shqipëri dhe Maqedoni.
“Një vendim përfundimtar për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit do të merret në qershor 2019”, njoftoi dje një dokument i publikuar nga ministrat europianë të 28 shteteve anëtare.
Fillimisht, shtetet e Ballkanit duhet të punojnë për reformën gjyqësore dhe të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para fillimit zyrtar të negociatave në fund të vitit të ardhshëm.
Merkel kërkon të promovojë në samitin e BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten, një zgjidhje europiane në politikën e refugjatëve.
Megjithatë nuk pritet një marrëveshje globale për një paketë evropiane të përbashkët azili.