Në fushën e politikë së jashtme qeveria “Rama 3” synon forcimin e perceptimit të besueshmërisë së politikës së Jashtme të Shqipërisë si dhe forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në listët e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe dërgimin përpara të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën.
Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur” dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.
Ai zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.
Ndërkohë në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.