“Rama në Anën e Gjenocidit”

Redi Shehu

Deklaratat e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Izrael, janë skandal mbi skandalin. Skandali i parë është shkuarja për vizitë për të takuar kriminelin e luftës në shtetin e gjenocidit në kohën dhe vendin e gjenocidit. Ndërsa skandali i dytë, janë deklaratat e tija të cilat i bëjne jehonë varrosjes së zgjidhjes se konfliktit me dy shtete. Ky është atentati më i madh elektoral që një kryeministër i bën vetes në mesin e një fushate zgjedhore. Edhe nëse një lider nuk ka asnjë ndjesi fetare, ai të paktën duhet të ketë ndjenjën e humanizmit dhe revoltës ndaj vrasjes se 60 mijë civilëve prej të cilëve 70% e tyre janë gra dhe fëmijë.

Përse duhet ta bëjë këtë një kryeministër ? Vetëm nëse ai është i kapur nga zionistët, apo nëse i garantohet prej tyre një gjë e madhe. Nuk besoj se ka gjë më të madhe për karrierën e një politikani se sa pushteti dhe paprekshmëria nga drejtësia. E për këtë, atëherë në djall vlerat, në djall humanizmi, në djall e vërteta. Çfarë ndjeshmërie mund te kesh për popullin tend nëse nuk ndjen asgjë për mizorinë më të madhe të këtij shekulli?

Redi Shehu