Rama mbërrin në Beograd, pritet vetëm nga ambasadorja e Shqipërisë atje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Beogradit, teksa është pritur pa asnjë ceremoni zyrtare.

E vetmja që e ka pritur Ramën aeroport ishte ambasadorja e Shqipërisë në Serbi, raporton A2.

Kujtojmë se e njëjta mënyrë pritjeje, Ramës iu rezervua edhe në aeroportin e Prishtinës, në nisje të turit të tij ballkanik.

Rama sot ishte për vizitë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi.