Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga Kosova që të përmbushë unilateralisht të gjitha marrëveshjet e dialogut me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet që normalizimin e raporteve me Serbinë ta lidh me Bashkimin Evropian dhe ta këpus siç e quajti ai kërthizën e reciprocitetit me Serbinë.
Ai në seancën e përbashkët të dy kuvendeve ”gozhdoi” homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.
“Derisa Shqipëria po bën hapa të shpejtë për anëtarësim në BE, Kosova gjendet në sanksione nga Bashkimi Evropian. Masat të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE mos të digjen”, tha ai.
Rama përmendi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gjykimin e tyre e kualifikoi si një proces të parregullt ligjor.
Ai ngriti edhe një shqetësim qe sipas tij deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë marrë ndonjë nismë për ta paraqitur një gjë të tillë para të gjitha vendeve sponsorizuese të kësaj gjykate