Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar politikën e Bashkimit Evropian për zgjerim, duke thënë se nuk është e drejtë që Shqipëria ende nuk e ka të hapur procesin e negociatave me anëtarësim në BE, në kohën kur Serbia dhe Mali i Zi e kanë nisur atë proces.
“Me Evropën kurrë nuk dihet, sepse te ata vazhdimisht ndryshohen pozicionet dhe kushtet. Na ishte thënë se negociatat do të nisnin kur të kryejmë reformën e Kushtetutës.
Dhe ne ndërruam Kushtetutën, por negociatat për anëtarësim nuk nisën. Më pas na është thënë se me rëndësi është Ligji për Komisionin për filtrim. Më pas na është thënë se zgjedhjet janë me rëndësi, që të mundë të fillojmë.
Ne të gjitha këto i bëmë, tani do të shohim”, ka thënë Rama në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.
“Mund të ndodhë vitin tjetër, kur Këshilli i BE-së ta japë mendimin pozitiv, por mund të ndodhë që edhe vitin tjetër të mos kemi asgjë.
Procesi i zgjerimit është gjithnjë jo i drejtë dhe për shtetet është bërë më pak i parashikueshëm. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për Shqipërinë, por bëhet fjalë për vetë Evropën”.
Sipas Ramës, problemi nuk qëndron në atë që Evropa e thotë, por në atë që Evropa e bën…/Mesazhi/