Me rastin e shënimit të 8-vjetorit të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i kësaj force, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije se FSK i ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të vendimit për t’u transformuar në Forca të Armatosura.
Ai ka thënë se është në interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj që sa më parë të merret vendimi për transformimin e FSK-së.
Rama në një intervistë për “Epokën e re” ka vlerësuar se FSK-ja gjatë kësaj periudhe ka bërë arritje të mëdha si dhe ka përmbushur misionin e vet kushtetues.
Ai ka thënë se FSK-ja është zhvilluar, ngritur dhe avancuar duke u bazuar gjithnjë në standardet e NATO-s.
Rama është shprehur i kënaqur që për një kohë të shkurtër është shndërruar në institucionin më të besueshëm dhe më të respektueshëm në vend.