Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama dënon su’lmin te’rrorist në Ankara: Shqipëria qëndron krah Turqisë

Rama dënon su’lmin te’rrorist në Ankara: Shqipëria qëndron krah Turqisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist ndaj kompleksit të kompanisë së Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në Ankara, transmeton Anadolu.

Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara”.

“Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, thekson Rama.

Sipas autoriteteve turke, në sulmin e sotëm terrorist në kompleksin e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 janë plagosur.

Exit mobile version