Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndau të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti.
“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti ‘Nënë Tereza’ kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ‘patronazhistësh’ të hapësirës ajrore”, u shpreh Rama.
Vetëm në muajin korrik të këtij viti nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të 2023 hynë 834.113 pasagjerë.
Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë.