Rama: 17 shkurti, ditë e bekuar për të gjithë që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas seancës solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar se kjo ditë duhet të konsiderohet si ditë e bekuar për shqiptarët, serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës.

Kjo pasi që sipas tij, dita e ditës, Kosova po tregon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike në mes të tjerëve dhe po dëshmon se kjo jo vetëm që është e dëshirueshme por edhe e mundur.

Rama ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e pavarësisë.

Ai ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë.