Ivan Rakitiç nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
Ivan Rakitiç nuk dëshiron të largohet nga Barcelona e aq më tepër të përfshihet në bisedimet për transferimin e Marco Verrattit në Camp Nou.
29-vjeçari e ndjen veten pjesë të rëndësishme të projektit të blaugranave dhe dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite të tjera.
Andaj, Rakitiç llogarit të mbetet në klub edhe për sezonin e ri.