Ballina Uncategorized Rakiq: Nga sot nuk ekziston sistemi i Prishtinës në veri

Rakiq: Nga sot nuk ekziston sistemi i Prishtinës në veri

Serbët e veriut të Mitrovicës kanë protestuar sot, për shkak të arrestimeve në veri nga Policia e Kosovës si dhe vendosjen e taksës nga Qeveria prej 100 për qind, për produktet që importohen nga Serbia.

Po ashtu, katër kryetarët e komunave serbe, asaj të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut dhanë sot dorëheqje nga pozitat e tyre.E protestës së serbëve në veri sot i është bashkangjitur edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka thënë se nga sot sistemi i Prishtinës në veri nuk ekziston, shkruajnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Ne kryetarët kemi marrë vendim përkatësisht kemi dhanë dorëheqje qe do të thotë se administrata e pushtetit lokal sipas sistemit te Prishtinës në veri nuk ekziston më” ka thënë Rakiq para protestuesve.

Exit mobile version