Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka njoftuar se nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re të fortë betoni në vend të murit i cili u largua të dielën.
Rakiq tha për Radio Televizionin e Serbisë se struktura e re mbështetëse do të ketë lartësi prej 70 centimetra dhe një gjerësi prej 120 centimetra, kurse do të garantojë plotësisht sigurinë e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, transmeton Klan Kosova.
Muri i ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të shkuar, u rrënua dje pas një marrëveshjeje të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Rakiq me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.