Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të luajë më me shqiptarët.
Sipas kreut të Mitrovicës Veriore, nuk është në interes të popullit shqiptar që të përfaqësohet nga siç tha ai “ata që e mbrojnë urrejtjen dhe dhunën”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.
Rakiq i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’iu përgjigjur siç i quajti ai “kërcënimeve të liderëve shqiptarë që nuk kontribuojnë në stabilitetin e Kosovës”
“Pajtimi mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë, mund të bëhet vetëm atëherë kur do të pastrohen fantazmat e së kaluarës”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.