Italia mbrëmë fitoi Kampionatin Evropiani pasi në finale mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penaltive.
UEFA sot ka publikuar listën e futbollistëve me më së shumti driblime në Evropian.
Lojtari me më së shumti driblime është futbollisti anglez, Raheem Sterling. Ai kompletoi 34 driblime gjatë tërë Evropianit.
Pas tij vjen lojtari i Danimarkës, Martin Braithwaite dhe ai i Francës, Kylian Mbappe. Te dytë kanë nga 26 driblime.
Në pozitën e katërt është danezi, Joakim Maehle me 25 driblime dhe top 5shen e mbyllë italiani, Federico Chiesa me 24 driblime.