Rafinja huazohet te Inter për 35 mln euro

BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 29: Rafinha of FC Barcelona celebrates after scoring the opening goal during the La Liga match between FC Barcelona and Granada CF at Camp Nou stadium on October 29, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

ATSH/- Ekipi i Barcelonës dhe Interi kanë gjetur akordin për transferimin në formë huazimi me të drejtë blerje të mesfushorit Brazilian Rafinja, i cili do ti kushtoj arkës së klubit nga Milano plot 35 mln euro dhe 3 mln të tjera në formën bonusi.

Edhe pse marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur, bisedimet për transferimin e lojtarit kanë qenë të vështira pasi klubi i Barcelonës ka kërkuar shitjen e lojtarit në vlerën e 38 mln eurove, kërkese e cila është refuzuar nga Inter i cili ka kërkuar huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, për të ruajtur financat në rast se Rafinja nuk jep rezultate e duhura në fushë.

Braziliani Rafinja në nëntë muajt e fundit nuk ka gjetur hapësirat e duhura në ekipin Katalanas, dhe pavarësisht aktivizimit të tij kundër ekipit të Espanjol në kupën e Mbretit, vetë lojtari ka kërkuar që të kaloj në një tjetër kampionat.