Trajneri spanjoll, Rafa Benitez mund të bëhet me skuadër të re.
Sipas “Daily Mail”, spanjolli mund të marrë drejtimin e kampionit të Amerikës Jugore, Botafogo.
Benitez, ka impresionuar anëtarët kryesorë të hierarkisë së Botafogo-s dhe ka një shans të shkëlqyeshëm për të marrë detyrën.
Trajnerët si Vasco Matos dhe argjentinasi Tato Martino raportohet të jenë pretendentët e tjerë për këtë pozitë.
Benitez, ka pasur një karrierë të shkëlqyer në futbollin evropian. Përveç periudhës së tij historike në Anfield, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe ai ka menaxhuar edhe Chelsean, Valencian, Interin, Real Madridin, Evertonin dhe Newcastlen.
Benitez, së fundi kishte qenë trajner i skuadrës së Celta Vigos.