Radhë të gjata në Rrugën e Kombit, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë

Radhë të gjata janë krijuar edhe këtë mëngjes në Rrugën e Kombit. Ky fluks njerëzish në aksin Morina-Kukës vjen nga pushuesit e shumtë nga Kosova të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar.

Mësohet se në Urën e Drinit ka kolonë më të madhe të makinave për shkak të rrezes së ngushtë të rrugës. Edhe këtë fundjave pushuesit nuk janë ndalur përkundrazi shtimit të rasteve pozitive me COVID-19 dhe paralajmërimit për masa shtrënguese. Destinacionet më të preferuara janë Durrësi e Shëngjini për pushuesit kosovarë, shkruan 360grade.al.

Ishte raportuar se të premten, fluks i lartë i lëvizjes ishte në pikën kufitare, transmeton KOHA.