Ballina Arritje Teknologji Radeon 6900 XT Liquid Edition është një kartë grafike me ftohje të...

Radeon 6900 XT Liquid Edition është një kartë grafike me ftohje të lëngshme

Radeon RX 6900 XT Liquid Edition ka memorie të më shpejtë prej 18Gbps në vend të 16Gbps që gjenden në modeli standard RX 6900 XT.

AMD lançoi ditën e sotme një variant të ri Radeon 6900 XT me ftohje të lëngshme. Sistemi ekstra i ftohjes do të thotë se karta mund të punojë në frekuenca më të larta dhe si rezultat performancë më e lartë.

Radeon RX 6900 XT Liquid Edition ka memorie të më shpejtë prej 18Gbps në vend të 16Gbps që gjenden në modeli standard RX 6900 XT.

Ky edicion ka një ventilator të vetëm ngjitur me kartën përmes një tubi të kalon lëngu i ftohjes. AMD përdor të njëjtën numër bërthamash, 16GB memorie, 128MB Cache si modeli standard.

Por ka frekuencë më të lartë prej 2250Mhz në vend të 2015Mhz. Normalisht kjo përkthehet edhe në konsum më të lartë të energjisë, një rritje me 30-vat në 330-vat në total.

Karta grafike është ekskluzivisht e integruar në sisteme të ndërtuara dhe vështirë të gjendet veçmas. /PCWorld

Exit mobile version