Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Racizmi, një prej arsyeve pse çifti Meghan dhe Harry u larguan nga...

Racizmi, një prej arsyeve pse çifti Meghan dhe Harry u larguan nga Mbretëria e Bashkuar

Në një intervistë, që pushtoi mediat dhe rrjetet sociale, me një audiencë historike, Harry dhe Meghan treguan të vërtetën e tyre pas vendimit për të hequr dorë nga titujt dhe familja mbretërore.

Shumë e cilësuan një intervistë të vërtetë, të tjera bombastike, por pati edhe nga ata që ironizuar qëndrimin e dukeshës së Susex, Meghan Markle, duke e cilësuar atë një aktore shumë të mirë dhe gati për një nominim për Oskar.
Ajo çka Meghan rrëfeu në intervistën për Oprah UInfrey, ishte shqetësimi i saj për të birin, Archie.

Ajo tha se përpara se Archie të lindte, edhe brenda familjes mbretërore kishte dyshime e thashetheme për ngjyrën e tij të lëkurës apo përse atij nuk i takonte titulli Princ.

Në intervistë, vetë princi Harry tha se ende sot ka marrëdhënie të shkëlqyera me Mbretëreshën, me të cilën flet vazhdimisht, pavarësisht vendimit për të hequr dorë nga familja mbretërore e për të vijuar jetën në SHBA.

Exit mobile version