Rabini izraelit i krahut të djathtë bastis kompleksin e Xhamisë Al-Aksa

Rabini izraelit i krahut të djathtë, Yehuda Glick hyri me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Glick, një ish anëtar i parlamentit izraelit Knesset, postoi një video të tij teksa po shëtiste në Al-Aksa.

“Ne lutemi që kjo qeveri të arrijë paqen midis nesh, të na çojë në një ekonomi të rehatshme, siguri dhe afeksion mes nesh”, tha Glick për qeverinë e re të koalicionit izraelit që u miratua të dielën nga Knesset-i.

Gjithashtu, dhjetëra kolonë izraelitë nën mbrojtjen e policisë bastisën kompleksin përmes Portës Al-Mughrabi, që ndodhet në jugperëndim të xhamisë.

Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, përkundër dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare. /aa