Qytetet më të rrezikshme në botë në shtetet latino-amerikane

Amerika Latine ku ndodhen 42 nga 50 qytetet më të rrezikshme të botës, po ballafaqohet me problemin e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Këshillit të Popullit dhe Drejtësisë Penale për Sigurinë Publike në Meksikë publikoi emrat e 50 qyteteve më të rrezikshme në botë për vitin 2017. Në listë shihet se 42 nga 50 qytetet e rrezikshme ndodhen në Amerikën Latine.

Ndërsa shihet se 17 nga këto qytete ndodhen në Brazil, 12 në Meksikë, 5 në Venezuelë, 3 në Kolumbi, 2 në Honduras dhe nga një në El Salvador, Porto Riko dhe Guatemalë.

Në listën e përgatitur në bazë të nivelit të vrasjeve në krahasim me numrin e popullsisë, qyteti Los Cabos në Meksikë vlerësohet si qyteti më i rrezikshëm në botë, në vitin 2017 janë vrarë 112 presona në 100 mijë persona. Një qytet tjetër i Meksikës, që njihet me karakteristika turistike Acapulco, me 106 vrasje nga çdo 100 mijë persona është në vendin e tretë.

Vendin e dytë e zë kryeqyteti i Venezuelës, Caracas, ku 112 persona në 100 mijë persona kanë qenë viktima të vrasjeve në këtë qytet.

Qyteti brazilian ku janë kryer më shumë vrasje është Natal, me 102 persona të vrarë nga çdo 100 mijë persona. Po ashtu qyteti Fortaleza me 50 për qind u vlerësua si qyteti me rritjen më të madhe të nivelit të vrasjeve gjatë një viti.

Dhjetë qytetet e para më të rrezikshme në botë janë: Los Cabos (Meksikë), Caracas (Venezuelë), Acapulco (Meksikë), Natal (Brazil), Tijuana (Meksikaë, La Paz (Meksikë), Fortaleza (Brazil), Victoria (Meksikë), Guayana (Venezuelë) dhe Belem (Brazil).

Sipas kësaj liste, San Pedro Sula në Honduras është qyteti me rënien më të madhe të nivelit të vrasjeve. Në vitin 2016 në këtë qytet janë vrarë 112 persona në çdo 100 mijë persona ndërsa kjo shifër në vitin 2017 ka rënë në 52.

Në anën tjetër në listë përveç Amerikës Latine janë edhe 4 qytete të SHBA-ve (St. Louis, Baltimore, New Orleans dhe Detroit), 3 nga Afrika e Jugut (kryeqyteti Cape Town, Durban dhe Nelson Mandela Bay) dhe një qytet nga Xhamajka (Kingston).